​Hyseni: Kushtetuesja s’duhet ta interpretojë marrëveshjen për Asociacionin

Aktuale

​Hyseni: Kushtetuesja s’duhet ta interpretojë marrëveshjen për Asociacionin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Alban Hyseni

Anëtari i Kryesisë së partisë në pushtet, Alban Hyseni ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në Kosovë nuk duhet t’i interpretojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është edhe ajo për Asociacionin.

“Gjykata Kushtetuese nuk është pyet nëse duhet apo jo të implementohet marrëveshja për Asociacionin”, tha Hyseni.

Hyseni në Politiko tha se interpretimi i kësaj marrëveshje nga Kushtetuesja, mund të ndodh vetëm në rast se i bëhet pyetje direkte mbi kushtetueshmërinë e parimeve.

“Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvend, adaptohet si Ligj i brendshëm. Në shumë raste, kanë fuqi më shumë raste në konventa kanë fuqi mbivepruese mbi ligjet e brendshme. Kushtetuesja mund ta interpretojë vetëm nëse i bëhet pytje direkte, por jo edhe kur pyetet mbi kushtetueshmërinë e parimeve, edhe mandej t’i interpretojë marrëveshje. Pra, është tejkalim i kompetencave.. Serbia nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje”, theksoi Hyseni tutje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat