Vitia: Momentalisht s’kemi problem me furnizim të insulinave

Aktuale

Vitia: Momentalisht s’kemi problem me furnizim të insulinave

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:05
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot u shpreh se çështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por megjithatë, tha se për momentin ka furnizim me insulina.

Vitia potencoi se furnizimi me insulina ka qenë procedurë emergjente, të cilën e kanë bërë.

Vitia: Për momentin nuk kemi problem me furnizim të insulinave

“Fatkeqësisht po vazhdon një sagmë në këtë problem. Besoj që të gjithë e dini, lënda është kthyer disa herë nga OSHP-ja dhe atë ne si ministri çka e kemi bërë, kemi kërkuar vetëm që të respektohet ligji. As më pak dhe as më shumë. Ne nuk guxojmë si ministri të bëjmë procedane të rrezikshme, të cilat pastaj do të kishin impakt edhe në sfera të tjera dhe do të uleshin nivelin e monitorimit e besa edhe rrezikonin dhe cilësinë e rrjedhimisht edhe shëndetin e qytetarëve.

Për momentin nuk kemi problem me insulina, sepse ka qenë një procedurë emergjente, të cilën e kemi bërë. Në anën tjetër, vazhdon me OSHP-në dhe me gjykatat, të gjitha ato probleme dhe sfida që kanë qenë në raport me këtë problematikë. Unë sipas informatave që kam, shpresoj shumë shpejt që në fund do t’i vihet pikë një problemi të tillë.”, tha ai, duke shtuar se përkundër të gjitha vëshirësive administrative, që kanë hasur në këtë proces, do të kujdesen që qytetarët të mos jenë pa insulina.

Vitia nënvizoi se nuk do të ketë dështim në raport me furnizim me barna në kujdesin primar. Ndërsa, sa i përket kujdesit sekondar, Vitia u shpreh se kanë pasur disa takime edhe me bordin e SHSKUK edhe me drejtoreshën dhe shtoi se janë në fazat e fundit të planifikimit për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat