Hyseni: Opozita po bie pre e lojërave të Kurtit, LDK gaboi që përkrahur Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Aktuale

Hyseni: Opozita po bie pre e lojërave të Kurtit, LDK gaboi që përkrahur Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Skënder Hyseni

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar partinë e tij që dje ka përkrahur Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Ai ka thënë se një gjë e tillë është e pafalshme për LDK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se të gjitha partitë opozitare po bien pre e lojërave të kryeministrit Kurti.

“A po rrezikon opozita parlamentare e Kosovës të bëhet bashkëfajtore për politikat anti-amerikane e anti-perendimore të Kurtit dhe Osmanit???!!! Kjo është një pyetje thelbësore në të cilën duhet të përgjigjen, pa ekuivoke, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj”, shkruan Hyseni në facebook.

“Ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për “bashkërendim” në punët e dialogut, s’është asgjë tjetër veqëse një mashtrim i ri, në përpjekjen e tij për të krijuar mbulesë dhe shpërnda përgjegjësinë për abortimin eventual në dialog. Kurtit nuk i duhet opozita për të marrë vendime sepse i ka numrat dhe mandatin e plotë. Atij i duhet opozita për të legjitimuar politikat e tij katastrofale. Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk janë për konsensus. Nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë!

Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun. Kurti mund të jet që edhe ka nevojë për t’u fshehur nga opinioni, por pse duhet opozita të bëhet pjesë e këtij teatri absurdi. Populli i Kosovës e ka të drjetën legjitme të informohet saktë dhe me kohë për dialogun. Terri infromativ dhe mostransparenca kanë një autor. Ai është Kurti. Opozita nuk guxon të marrë autorësi të kësaj çmendurie politike. Nëse opozita vazhdon të sillet kështu, ka mundësi të shtohet rreziku që Kosova të mbetet pa alternativë serioze politike.

Me votimin e ligjit për Byronë pë Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë LDK bëri gabim të pafalshëm. Aq më parë që shihet sheshazi që Qeveria do instrumente shtesë për sundim arbitrar e jo për të luftuar krimin. Ky pushtet luftohet veq duke ia njohur të drjetën e numrave dhe mandatit që ka. E Kjo qveri ka edhe numra edhe mandat të mjaftueshëm për vendime. Opozita, naivisht po bie pre e lojërave të Albin Kurtit.

Kurti dhe kompania e duan opozitën që t’u ndihmojë të ‘bëjnë zinxhirin nga zalli I detit’!!! Nuk i duheni ju opozita për asgjë tjetër Kurtit pos nëse edhe ju jeni nga ata që “bëjnë zinxhir nga zalli i detit”. Nese jeni të tillë e bajshit me shëndet”, thotë Hyseni në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat