Emërimet në borde të ndërmarrjeve përplasin Rizvanollin me deputetët e opozitës

Aktuale

Emërimet në borde të ndërmarrjeve përplasin Rizvanollin me deputetët e opozitës

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:42
Foto nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për më shumë se tri orë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për raportin vjetor për performancën e Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021.

Sipas ministres Rizvanolli, ndërmarrjet publike i kanë gjetur në gjendje të rëndë financiare, por që me disa veprime kanë ndikuar që të kenë përmirësime. Megjithatë, ajo theksoi se disa ndërmarrje publike përgjatë vitit 2021 kanë vazhduar të operojnë me humbje.

E përgjatë këtij diskutimi emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike shkaktuan përplasje në mes të pozitës e opozitës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se ndërmarrjet publike ishin pa plane biznesi, me kontrata të dëmshme e shpenzime të pakontrolluara.

Gjatë vitit 2021 ajo tha sa qeveria ka ndarë mbi 22 milionë euro subvencione për mbulim të shpenzimeve operative dhe shpenzime kapitale.

Ajo tha se Telekomi, Posta, Infrakos e Trein-Kos kanë operuar me humbje.

Rizvanolli: KEK ka dal ndërmarrja më fitimprurëse fal prodhimit rekord të energjisë,

KEK ka dal ndërmarrja më fitimprurëse fal prodhimit rekord të energjisë, kompanitë e ujësjellësit kryesisht kanë operuar me rentabilitet apo në prag të rentabilitetit. Kompania për menaxhimin e mbeturinave gjithashtu ka pasur performancë pozitive financiare. Telekomi dhe Posta e Kosovës që përgjatë 2021 janë përballur me humbje për shkak të detyrimeve të trashëguara vazhdojnë të operojnë me humbje, por tani janë zvogëluar humbjet..Infrakos dhe TrainKos kanë operuar me humbje për shkak të rindërtimit të linjës hekurudhore drejt Maqedonisë së veriut, por pritet të rikthejnë pozicionin e tyre në vitet në vijim”, tha ajo.

Ministrja e Ekonomisë tha se për vitin 2021 për Trepçën ka qenë jashtëzakonisht sfidues, por që tani siç ka thënë ajo ka filluar të këndellet.

Rizvanolli tha se Trepça ka rritur prodhimin mbi 30%, nga 150 në 250 mijë tonë xehe, ndërsa ka ulur edhe humbjet.

Rizvanolli: Viti 2021 ka qenë jashtëzakonisht sfidues për Trepçën

Viti 2021 ka qenë jashtëzakonisht sfidues për Trepçën të goditur nga keqpërdorimet ndër vite dhe teknologjia e stërvjetëruar, por një udhëheqje e re tani ka filluar ta këndell ndërmarrjen duke shkurtuar shpenzimet operative duke rritur prodhimin, duke rritur të hyrat dhe duke vendos rend dhe disiplinë në punë“, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se vitin 2021 për 17 ndërmarrjet është përmbyllur me bilanc pozitivë. Ai tha se është urgjencë vlerësimi real i aseteve.

Ai pyeti për shpenzimet e Telekomit për marketing që kapin shifrën 4 milionë euro, por edhe 5 milionë euro për sigurim fizik.

Ministrja Rizvanolli u shpreh se vlerësimi i aseteve nuk ka ndodhë deri më tani, por tha se sivjet mendojnë të fillojnë një proces të tillë.

Ndërsa, lidhur me shpenzimet në qira në Telekom, ministrja e Ekonomisë u shpreh se rastet e qirave janë keqpërdorim i pastër.

Rizvanolli : Rastet e qirave janë një keqpërdorim pastër

Rastet e qirave janë një keqpërdorim i pastër për një shumë prej 20 milionë eurove, kudo në Prishtinë ka mund të ndërtohet një ndërtesë e shumë ndërtesa nga fillimi që do të ishin në pronësi të Telekomi”, theksoi ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala nga PDK tha se këtë raport për ndërmarrjet publik nuk mund ta pranojnë pasi është lënë anash pjesa veriore e Trepçës.

U.d i udhëheqësit të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Adem Ahmetaj tha se nuk kanë të dhëna zyrtare për punën në minierat e Trepçës në pjesën veriore.

Ahmetaj: Të dhëna për njësinë në veri nuk kemi

Është shumë e vështirë që të marrim informacione dhe të dhëna pavarësisht asaj që kemi komunikime dhe bashkëpunime të tjera, ndërsa të dhëna dhe informacione financiare pothuajse nuk kanë raportuar tek Trepça, të dhënat që i kemi marr tek Trepça këto minierat performanca e ndërmarrjes në jug dhe minierave tjera për ndryshe nuk kemi pas të dhëna prej veriut”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se ky raport vjetor për ndërmarrjet publike për vitin 2021 është jo i saktë.

Ai tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pozitiv që ka shkuar në favor të ndërmarrjeve publike.

Por emërimet në bordet e ndërmarrjeve publik ngjallën debat më të ashpër.

Deputeti i AAK-së, Lekaj tha se po vazhdon avazi i politizimeve dhe punësimeve edhe me Lëvizjen Vetëvendosje , teksa përmendi disa nga emrat e disa nga emërimeve në ndërmarrje publike.

E pas kësaj reagoi përsëri Rizvanolli e cila theksoi se kanë vendosur standarde të larta të punësimit që janë larg atyre të qeverive të kaluara.

Rizvanolli: Retkocerin që e përmendët ka qenë ish kryetar i LVV-së në Lipjan por që pas kësaj ka kaluar në PDK

Në fakt Retkocerin që e përmendët ka qenë ish kryetar i LVV-së në Lipjan por që pas kësaj ka kaluar në PDK”, tha ajo.

E kjo ngjalli të qeshura në Komisioni, derisa më pas reagoi edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili tha se ka përballë ministres deputetë që PDK i ka larguar nga ky subjekt.

Shala: Përballë i ke njerëzit e PDK-së ne i kemi heq këta

Përballë i ke njerëzit e PDK-së ne i kemi hequr këta pse i kemi hequr ne mos i dërgoni në borde”, u shpreh Shala.

E ky deklarim i Shalës nuk i pëlqeu aspak deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kurari-Lila: Në asnjë instancë as në zyrë të PDK-së këmba ime nuk ka shkelur

A mund të na tregoni se kush ka qenë në PDK dhe kënd e keni hequr, sepse kjo është akuzë goxha e rënd.... Në asnjë instancë as në zyrë të PDK-së këmba ime nuk ka shkelur, por nëse ju i merrni koalicionet atëherë e ke edhe Palin e Valentinën PDK edhe Fidanin për shkak të koalicioneve“, tha ajo.

Tutje, Lekaj i AAK-së u shpreh se partia në pushtet skajshmërisht i ka polizitizuar bordet e ndërmarrjeve publike.

Lekaj: Mendoj që janë skajtmërisht të politiziuara bordet

Mendoj që janë skajmërisht të politizuara bordet dhe vazhdon performancë negative sa i përket ndërmarrjeve publike, ju i keni vetëm anët pozitive që normal që pajtohet që aty ku punon ka anë pozitive, por po mbizotëron ana negative edhe pas 2 viteve e them duke u bazuar sa i përket ndërmarrjeve publike regjionale për furnizim të ujit të pijes prapë vazhdon avazi i vjetër prapë kemi humbje, vjedhje e jo investime”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Shala reagoi përsëri duke thënë se pasojat e këtyre ndërhyrjeve direkte në emërim të bordeve janë të mëdha.

Shala: Pasojat janë tepër të mëdha në ndërhyrjet që po i bëni në sektor

Sot kemi ndërhyrje direkte ku kryeministri me gisht në zyrën e tij interviston dhe sot nga ata anëtar bordeve që janë vendosur jo me marrëveshje të koalicionit, por me diktat, në ndërhyrje në rregullator jo ndërmarrje publike....Pasojat janë tepër të mëdha në ndërhyrjet që po i bëni në sektor ”, tha Shala.

E këtyre akuzave për politizim të bordeve ministrja, Rizvanolli u shpreh se në asnjë rast tek anëtarët e bordeve nuk kanë qenë kanadidat apo udhëheqëse të strukturave në tri vitet fundit.

Rizvanolli:4-5 emrat që i përmendet disa nuk kishin as lidhje as nuk ishin në borde

“Në asnjë rast tek anëtarët e bordeve nuk kanë qenë kandidat apo udhëheqës të strukturave në tri vitet fundit siç e kërkon ligji, nëse mendon se duhet t’i përjashtojmë njerëzit pse janë shok dhe miq të dikujt në VV apo pse janë përkrahës të VV-së, unë jo vetëm që nuk pajtohem me ju por mendoj që kjo nuk është as e drejtë dhe as e ligjshme, kjo po i bie që përkrahësit e VV që me vite janë diskriminuar pse kanë qenë përkrahës të VV tani edhe ne t’i përjashtojnë pse kanë çfarëdo lidhje me VV,.....Prej krejt këtyre 160 diku që janë emëruar përgjatë qeverisjes sonë ju i përmendet katër-pesë emra me disa lidhje disa edhe të paqena disa as nuk ishin në Borde dhe kësaj i referoheni si politizim”, u shpreh ministrja Rizvanolli.

E pjesa e raportimit të ministres së Ekonomisë, Rizvanolli për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023 u shty për një mbledhje tjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat