Camaj: Njohja nga Serbia do të jetë pikë kyçe në bisedime

Aktuale

Camaj: Njohja nga Serbia do të jetë pikë kyçe në bisedime

Më: 8 mars 2023 Në ora: 00:25
Pashko Camaj

Pashko Camaj, shef i kabinetit nga shoqata “Vatra” në Amerikë, deklaroi se i përcjellin me kuriozitet të madh zhvillimet politike në Kosovë, gjegjësisht në raport me Serbinë.

Siç u shpreh në emisionin “Edicioni Special”, është koha që në Kosovë të merremi edhe me gjëra që janë më jetësore, sepse siç tha, është zgjatur shumë procesi i bisedimeve me Serbinë dhe se duhet të vijmë deri te njëfarë reciprociteti .

Njohja nga Serbia do të jetë një pikë kyçe në vazhdimësi. Të arrijmë deri në një rezultat që është i pranueshëm nga të gjithë ne kombi shqiptar”.

“Si përfaqësues i federatës Vatra, mbesim me shpresë që edhe opozita dhe pozita në Kosovë të bien në një dakordim që ky është një rezultat i vetëm dhe siguria rajonale që premton një të ardhme të mirë të Kosovës, se kjo fazë duhet të përfundojë sa më parë dhe sa më pozitive për gjithë aktorët politikë, e veçanërisht popullit të Kosovës”.

Ndërkaq lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Camaj vlerëson se nëse është në mirëkuptim dhe miratim me kushtetutën e Kosovës, nuk do të jetë problem, por nëse kjo kalon në një boshnjakëzim – shtet në shtet, ajo do të jetë mollë sherri, dhe se duhet të jemi të qartë se kjo nuk është diçka që do të jetë e pranueshme për udhëheqësinë e Kosovës që ta lë një varrë të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat