Osmani: Kushtet janë përmbushur pesë vjet më parë, procesi u vonua

Aktuale

Osmani: Kushtet janë përmbushur pesë vjet më parë, procesi u vonua

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:19
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë, dhe ky proces është shumë i vonuar.

Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.

“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës.

Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës.

Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat