Ish-kryediplomati del me një postim: Nga Ohri po dëgjoj që nuk ka marrëveshje

Aktuale

Ish-kryediplomati del me një postim: Nga Ohri po dëgjoj që nuk ka marrëveshje

Më: 18 mars 2023 Në ora: 20:05
Petrit Selimi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi para pak minutash ka publikuar një postim në rrjetin social Tëitter, prej ku po thotë se nuk ka marrëveshje në Ohër.

Nuk dihet se nga ku e ka marrë z.Selimi këtë informacion, megjithatë ai thotë se këtë e ka dëgjuar nga Ohri.

Tutje, në shkrimin e ti jai ka shtuar se të dërguarit po punojnë shumë për të “shpëtuar përpjekjet”.

“Epo. Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen.” – ka shkruar ai.

Vlen të përmendet se nga pasditja takimi po vazhdon me një pauzë të shkurtër rreth orës 17:00, dhe nuk dihet nëse ka përfunduar ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat