Çun Lajçi i reagon Kujtim Shalës: Ja pse shau në Kuvend

Aktuale

Çun Lajçi i reagon Kujtim Shalës: Ja pse shau në Kuvend

Nga: A.Zh Më: 24 mars 2023 Në ora: 22:48
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, i cili dje shau në Kuvendin e Kosovës.

Duke theksuar se “kjo është pranvera e vonë e tradhtarëve dhe e akademikëve”, Lajçi ka thënë se me sharje po mundohet të mbulohet plehu me Demarkacionin, Specialen dhe Asociacionin, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Verë e mirë do t'duhej t'jetë kjo verë

Diellore po duket pranvera! Gjithçka po bulëzon. Përveç njerëzve, që thonë se i dërgoi perendia n'tokë, me i zhbi therrat e me i mbjellë lulet, ata po bulëzojnë tue mbjellë urrejtje, - tue i sha nanat, që na lindën!

Ato na dalin fajtore, pse njenit a tjetrit s'i pëlqyekan therrat që i mbjellën vet, e tani kur tjetri mundohet me i krasitë, me hapë rrugë që t'mos përgjakën kambët tue ecë, shajnë nanat që i lindën!

I harrojnë titujt që i varën n'qafë pa meritë, madje edhe veprat që i kanë shkrua, dalin sikur t'mos jenë të tyne!

Jo! Poeti asht maja e poezisë. Ai shkrihet n'varg e jo n'm*t si akademiku i laknave që Zoti e la me behane!

- Vërejtjen ma dërgoni me postë tha akademiku pa merita dhe i zgurdulloi sytë!

Mjerani! I vrami nga vet krijuesi i tij!

Kur e vulosi Isa e Hashimi, punën e asociacionit, demarkacionit e speciales, këtij i qeshte buza e hundët i lëviznin pa pushua lartë-poshtë!

- Ata s'ishin tradhtarë! Jo! Ata e kishin grushtin që mund t'ia qetësonin hundët laknes akademyk, ndaj vetëm buzëqeshte i lumtun! Tradhtar ishte ky që u mundua me la (me nder jush) m**tin e tyne me sh*rrën e vet!

S'ka shumë javë që shkrova; - me hajër asociacioni, por nuk iu pëlqeu. S'më pëlqeu as mua, por kjo punë kishte marrë fund me dy firma: Isë e Hashim! Buka ishte n'qerep ndaj duhej me mbushë saçin hi e prush dhe me mbulua bukën që t'piqet tamam!

- Firmat shlyhen vetëm me luftë, tha një komandant, e ne akoma jemi tue i kërkua eshtnat!

Kjo asht pranvera e vonë e tradhtarëve dhe e akademikëve. E Kosovës që privohet nga liria e me shamje mundohemi ta mbulojmë plehun!

Jo! Plehu në pranverë hidhet arave që ta djegë dielli e bima t'ushqehet ma mirë!

Mjerë ne! Kurrë s’e duruem lisin e drejt. U friguem mos po drejtohen lisat e shtrembët, ndaj u ngutëm ta prejmë, si Ahmet Krasniqin, si komandant Drinin, si e si e si!

Prapë po iu them; - me hajër asociacioni! Por merrni kmesat e krasitni therrat sa t'mundeni, që t'mos therrohet krejt Kosova!

Nëse nuk shani i ndihmoni verës me qenë e mirë e nanat tona me i dashtë bijtë e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat