“Rrugaç, majmun”, “Ulu aty, e mos pengo”, “edukohu, sepse ju mungon edukata”, fyerjet mes ministrave e deputetëve në seancën e djeshme plenare

Aktuale

“Rrugaç, majmun”, “Ulu aty, e mos pengo”, “edukohu, sepse ju mungon edukata”, fyerjet mes ministrave e deputetëve në seancën e djeshme plenare

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:48
Kuvendi i Kosovës

Debati i ashpër, degradues e ofendues vazhdon të jetë prezent në pothuajse çdo seancë të Kuvendit të Kosovës.

Si edhe në shumë raste të tjera, edhe dje gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës ku u diskutua puna dy vjeçare e Qeverisë Kurti, është përdorur gjuhë fyese mes ministrave e deputetëve.

Debati më i rëndë ishte ai në mes ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Gjatë mbledhje së Kuvendit, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, laper, majmun”, pasi Çeku paraprakisht e ka quajtur gënjeshtar Zemajn për një deklaratë të tijën.

Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp për fjalorin.

Një përplasje ka ndodhur edhe mes deputetetes së LDK-së, Valentina Bunjaku dhe deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Derisa fliste për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, deputetja e LDK-së është revoltuar me deputetin Basha i cili i ndërhynte nga ulësja derisa ajo po mbante fjalën e saj në Kuvend.

“Ti Dimal Basha ulu aty e mos pengo, a e kupton, edukohu, sepse ju mungon edukata, mos ndërhy, ulu aty”, i është drejtuar për një moment Bunjaku Dimal Bashës.

Pas fjalimit të saj ka reaguar Dimal Basha në foltore.

“Deshta me ja sqaru se tha nuk vjen ma 14 shkurti, prej sodit 313 ditë prapë këna me pas 14 shkurtin, shkurtat nuk nalen asnjëherë, edhe une ja jam dy minuta se mka pelqy edhe pse më thanë të drejtën Vlora Dumoshi fjalimi i saj mka pelqy pak ma shumë”, ka thënë Basha.

Ankesa ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, ka pasur edhe deputet i AAK-së, Bekë Berisha.

“Dimal kur të flasë unë ti vetëm e kqyrë kompjuterin, ti je djalë i mençëm”, tha Bekë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat