Imeri e sheh Asociacionin si plan për ta dështuar marrëveshjen Kosovë – Serbi

Aktuale

Imeri e sheh Asociacionin si plan për ta dështuar marrëveshjen Kosovë – Serbi

Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:32
Dorajet Imeri

Analisti, Dorajet Imeri vlerëson se vendosja e Asociacionit si “pykë”, në dialogun Kosovë – serbi është projekt për ta dështuar komplet marrëveshjen.

Imeri në emisionin “Këndi i Debatit”, tha se në veriun e vendit mund të ketë rritje të tensioneve nga ana e qytetarëve serbë të asaj pjese si bazë presioni për mos krijimin e Asociacionit.

“Vet fakti se është vendos Asociacioni si pykë për të zhvilluar bisedimet më vonë, unë mendoj që është projekti për ta dështuar komplet marrëveshjen dhe unë kështu mendoj. Dhe vet fakti se ndoshta mosmbajtja e zgjedhjeve dhe gjithë situata do të shkojë në atë nivel, që me gjasë mund të kemi një rritje të tensioneve në veri të Kosvës nga serbët e atjeshëm si bazë presioni për mosbëmjen e Asociacionit dhe rrjedhimisht në kompenzim të mund të fitohet një autonomi që do të mund të ishte produkt i një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në pamundësi të mos impelemntimti të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe“, tha ai.

Ndryshe kryeministri, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, tha se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.

Më tej, Kurti ka treguar se ka propozuar një draft të cilin ai e ka quajtur “draft-vizion” mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat