Ndezja e qirinjve në Prishtinë për viktimat e Beogradit, ky është reagimi i Pozharit

Aktuale

Ndezja e qirinjve në Prishtinë për viktimat e Beogradit, ky është reagimi i Pozharit

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:12
Pamje nga ndezja e qirinjve në Prishtinë

Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas ndezjes së qirinjve në Prishtinë, për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Ai ka kujtuar se si askush në Beograd nuk i ka përkujtuar kurrë 1 mijë e 500 fëmijët e vrarë barbarisht në Kosovë. Por, sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk bëhen kurrë si serbët, përcjell Bota sot.

“Mallkimi i zemrave të djegura të nënave shqiptare është i rëndë. Aq i rëndë sa vjen çasti kur bjen aty ku përvëlohet zemra më së shumti!

Askush në Beograd nuk i përkujtoi 1 mijë e 500 fëmijët e vrarë barbarisht në Kosovë. Kurrë!

Për më tepër, sot Serbia përfaqësohet nga pasardhësit e Millosheviqit dhe Sheshelit (Vuçiqi dhe Daçiqi).

Megjithatë, ne nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë si ata.

"Fëmijët janë engjëj që nuk kanë etni”, ka shkruar Xhevdet Pozhari, në një postim në Facebook.

Qirinjtë në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, u ndezën nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e Festivalit “Mirëdita, dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Aty mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një rojë, përpara se të arrestohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat