Bajrami: E frikshme mbrojtja që po i bëhet Berishajt e Krasniqit

Aktuale

Bajrami: E frikshme mbrojtja që po i bëhet Berishajt e Krasniqit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:59
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur për skandalet në sektorin e energjisë. Deputetja Bajrami thotë se është e frikshme mbrojtja që po iu bëhet ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Ajo thotë se një mbrojtje e tillë Berishajt po i bëhet edhe përkundër faktit se ndaj tij tashmë rëndojnë tri akuza.

“Është e frikshme mbrojtja që i bëhet Martin Berishajt dhe z.Krasniqi. Është e frikshme. Askush nuk i demanton të dhënat që janë sekrete publike. Tek Martin Berishaj rendojnë tri akuza, për deklarime të rresjehëm të pasurisë, për evazion fiskal dhe për deklarim të rrejshëm në Komisionin Hetimor. Ndërkohë në dy vitet e fundit ka pasur 1.4 milion trasfere bankare. Ndërkohë që z.Berishaj ka thënë në Komision që e kam falë kompaninë”, ka thënë ajo në Frontal.

Bajrami thotë se edhe ndaj Nagip Krasniqit ka akuza për tendër të shumtë një burimor për shuma shumë të mëdha.

“Në anën tjetër e kemi z.Krasniqi, i cili nëse e shohim atë për çfarë akuzohet. Janë tenderë një burimore, janë 60 sosh në vitin e fundit. Janë tenderë një burimor për shuma të mëdha. Ligji e thotë qartë se kur mundesh të bësh tenderë një burimor”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat