Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nga bisedat që zhvilloi me bashkëbisedues në pjesën veriore të Kosovës, e la atë të brengosur.
Këto komente, ai i bëri në llogarinë e tij në Twitter.
“Ishte e rëndësishme për mua të vizitoj sërish veriun e Kosovës dhe të bisedoj me bashkëbisedues të ndryshëm në mënyrë që të marr përshtypjen nga dora e parë të situatës momentale. Ajo që dëgjova më la të brengosur. Na duhet të shmangim çdo mundësi për eskalim dhe të përqendrohemi krejtësisht në normalizim”, tha Lajçaku në këtë postim.
It was important for me to again visit the north of Kosovo and talk to different interlocutors in order to get my own firsthand impression of the current situation. What I heard left me worried. We need to avoid any possibility of escalation and fully focus on normalisation. pic.twitter.com/2opeOAKsgc
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 11, 2023
Kujtojmë se emisari i BE-së gjatë ditës ka zhvilluar takime në Prishtinë me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Pasdite ai shkoi në Mitrovicë, ku takoi kryetarin e komunës, Bedri Hamza, ndërsa më pas takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.