​Tahiri: Pasiguri e madhe në vend, të punësuarit janë kthyer në raste sociale

Aktuale

​Tahiri: Pasiguri e madhe në vend, të punësuarit janë kthyer në raste sociale

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:47
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka adresuar një sërë kritikash për Qeverinë e Kosovës në lidhje me mirëqenien e qytetarëve. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kurti ka harruar interesin qytetar ndërsa sektori publik e privat është në gjendje të rëndë.

Sipas tij, asnjëherë më parë nuk ka pasur pasiguri më të madhe se tani në çdo sektor në Kosovë. Tahiri deklaroi se të punësuarit janë kthyer në raste sociale që mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Tahiri: Ka pasiguri të madhe në çdo sektor

“Si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e themi që pasiguria në secilin sektor, në secilën pore të jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Mbahen mend kohë më të vështira, mbahet mend kur Kosova ka pasur buxhet më të vogël, kur Kosova ka pasur pandemi, mbahet mend shumë rrethana të vështira, por në vitin 2023 në mandatin dyvjeçar të Kurtit do të mbahet mend që të ketë kaq shumë pasiguri tek qytetarët e Kosovës në secilin sektor, në secilin pore e mbi të gjitha të mos ketë as shpresë. Nëse bëjmë një vlerësim, dhe ne e kemi bërë këtë, të mirëqenies qytetare në Kosovë, sot të punësuarit janë kthyer në raste sociale, të punësuarit në sektorin publik - e them me përgjegjësi të plotë- shkojnë në punë pa dëshirë për dy vjet”, tha Tahiri.

Tahiri e quajti hipokrizi edhe thirrjet e Kurtit ndaj mërgatës për të investuar në Kosovë duke thënë se me ndërmarrësit që janë aktualisht këtu nuk flet dhe nuk komunikon ndërsa ata janë duke ikur prej vendit.

Tahiri: Ndërmarrësit po ikin

“Del kryeministri i vendit unë po e thirri mërgatën për të ardhur për të investuar në Kosovë. A njerëzit që janë ndërmarrës në Kosovë, që jetojnë në Kosovë, nuk flet me ta e ata të investojmë jashtë, në Maqedoni, Shqipëri, Gjermani, sidomos sektori i ndërtimit është me të madhe duke shkuar në Gjermani dhe vende të tjera, në shtëpi i ka, në vend të vet i ka, nuk flet me ta”, tha Tahiri.

Tahiri e akuzoi Kurtin për mashtrim edhe kur shefi i ekzekutivi iu referua raportit të Bankës Botërore për rritje ekonomike, ku sipas Tahiri, ai flet për periudhë dhjetëvjeçare.

Duke u ndalur te mungesa e investimeve kapitale, Tahiri tha se kanë mbetur shumë pak kohë deri në shpenzimin e buxhetit, ndërsa paralajmëroi se mund të jetë një vit i humbur edhe për të ngritur mirëqenien e qytetarëve.

Tahiri: Do të jetë një tjetër vit i humbur për mirëqenien sociale

“Ne tani të jemi në fund të majit, ne i kemi edhe pak muaj tre-katër muaj të këtij viti që të mund të shpenzojmë buxhetin dhe në qoftë se nuk veprojmë shpejtë prapë do të kemi një suficit të madh, prapë do ti kemi disa miliona që i kemi ruajtur e që i kanë lënë të skajuara diku aty për të thënë se i kemi ruajtur por ato para nuk janë për ti ruajtur por për ti shpenzuar e do të vini prapë në një vit të humbur në aspektin e mirëqenies sociale”, vijoi Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se edhe ligji për paga për sektorin publik nuk është i tillë, pasi me koeficientin 105 euro ka zbritje të pagave.

Sipas tij, ky mund të quhet ligj për të rritur pagat e sektorit politik në qeveri.

Tahiri: I është rritur paga kryeministrit e ministrave

“Nuk është ligj i pagave të sektorit publik, është ligj për t’iu rritur pagat sektorit politik në qeveri, ju kanë rritur paga kryeministrit, ju ka rrit paga ministrit, zëvendësministrit, këshilltarëve politikë, nëpunësve politikë, por nuk është ligj që prek korpusin e madh dhe kjo situatë me këto ambicie kaq të ulëta realisht do të kemi probleme sociale në fund të vitit”, tha Tahiri.

Tahiri tha se Albin Kurti e zhvendosur fokusin tek dialogu dhe është kryeministri që është marrë më së shumti me temën e dialogut sesa të gjithë kryeministrat e mëparshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat