“Frikësime, linçime, trysni dhe shantazh”/ Kurti deklarohet për betimin e kryetarëve të komunave në veri, ka një mesazh për Beogradin

Aktuale

“Frikësime, linçime, trysni dhe shantazh”/ Kurti deklarohet për betimin e kryetarëve të komunave në veri, ka një mesazh për Beogradin

Më: 24 maj 2023 Në ora: 07:49 Përditësuar në ora: 12:39 më 24.05.2023
Qeveria e Kosovës

Formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit – Kurti: Do ketë zero tolerancë

Qeveria e Kosovës, ka votuar për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik mbi efektet e dukshme të duhanit, duke shtuar se gjatë inspektimit do të ketë zero tolerancë.

Kurse, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ligji mbi mbrojtjen e duhanit është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 por që asnjëherë nuk është marrë përsipër.

Ai tha se qeveria aktuale është duke marrë aksione për uljen e duhanpirësve, ndërkaq ky vendim u miratua nga të gjithë ministrat.

Qeveria e ndryshon Programin legjislativ – miraton projektligjin për t’ua kthyer paratë e komunave

Qeveria e Kosovës ka plotësuar dhe ndryshuar agjendën legjislative, duke shtuar tri projektligje të sponosrizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Një prej projektligje që është shtuar është edhe ai për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave, që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove.

“Ju ftoj që të plotësojmë dhe ndryshojmë agjendën tonë legjislative me shtimin e tri projektligjeve të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve: I pari është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar. E dyta është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe e treta është Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale”, tha kryeministri Kurti.

Ky propozim u miratua pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

“Kundër nuk ka, abstenim s’ka, miratohet”, deklaroi Kurti.

Vendos Qeveria – Kosova e mbyll gjendjen e emergjencës shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gjendjes së emergjencës shëndetësore në Kosovë të shpallur tri vite më parë për shkak të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se duke u bazuar në rekomandimin e IKShPK-së dhe të  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik tha se duhet që të mbyllet kjo emergjencë.

Pas tri vjetësh nga mesi i marsit kur është shpallur emergjenca në Kosovë në lidhje me pandeminë, MSH-ja duke marr parasysh situatën në Kosovë, në rekomandim të IKShPK-së dhe mbështetur në deklaratën e OBSH-së për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, kërkon nga Qeveria që të mbyllet Emergjencës së Shëndetit Publik.

MSh do të përcjell situatën dhe ne lidhje me këtë do të ndërmerren hapa”, tha ai.

​Qeveria miraton draftin e Strategjisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës miratoi sot draftin e Strategjisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, objektivë e të cilit është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se objektivat e strategjisë së mbrojtjes janë bazuar duke u bazuar në interesat shtetërore.

Mehaj: Kjo strategji avancon bashkëpunimin me NATO

“Në këtë dokument përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve ushtarak, zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, anëtarësimin në organizata dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare si dhe avancimin e bashkëpunimit me NATO dhe mekanizmat e saj në Republikën e Kosovës. Objektivat e strategjisë së mbrojtjes janë bazuar duke u bazuar në interesat shtetërore, këto objektiva do të përmbushen në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Andaj, duke pasur parasysh se kjo strategji ofron drejtimin kryesor e sistemit të mbrojtjes për tu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në Kosovës“, tha ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi kërkesën për themelimin e Këshillit organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit dhe shënimin e 10 qershorit, 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kryesuesi i Këshillit organizativ është ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ndërsa anëtarë janë përfaqësues nga: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, nga Ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, u ftuar edhe anëtarë nga Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinës, komandanti i FSK-së, nga organizatat e dala nga lufta, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues i familjes Jashari dhe nga organizatat joqeveritare.

Me propozim të ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia Qeveria e Kosovës miratoi formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Po ashtu, qeveria vazhdoi mandatin për anëtarët e Komisionit për Kompensimin e viktimave të krimit në përbërje të Shukrije Statovcit dhe Valbona Çitakut.

Merret vendim, ndahen 100 euro shtesë për punonjësit e shtetit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë që kanë pagë deri në 1,000 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se masat janë në vazhdimësi ose kanë rezultuar nga procedurat ankimore.

Siç e theksuar kemi të bëjmë me dy masa që janë në vazhdimësi, pra kemi të bëjmë me pagesa që kanë të bëjnë me vazhdimin ose që kanë rezultuar nga procedurat ankimore”, tha Murati.

Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.

Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit në ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 €) e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumen e njëhershme prej njëqind euro (100 €)”, thuhet në pikën 1.4 të masës 3.6 të pakos.

Formohet Këshilli organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për themelimin e Këshillit organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit dhe shënimin e 10 qershorit, 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kryesues i Këshillit organizativ është ministri i Kulturës, ndërsa anëtarë janë përfaqësues nga: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, nga Ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu kanë ftuar edhe anëtarë nga Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinës, komandanti i FSK-së, nga organizatat e dala nga lufta, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues i familjes Jashari dhe nga organizatat joqeveritare.

Kurti bëri të ditur se me kërkesë të kryesuesit të Këshillit organizativ mund të themelohen deri në 9 grupe për organizimin dhe shënimin e aktivisteve me rastin e Ditës së Çlirimit dhe përvjetorit të 145-të të Lidhjes së Prizrenit.

Kurti: E papranueshme fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë

Dje u bënë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për këto zgjedhje, duke theksuar se nuk pati asnjë incident, ishin të qeta dhe paqësore.

Ai potencoi se frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi zyrtar, ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë në këto zgjedhje.

'Vota e munguar, ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik.

Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme.

Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht, nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme",u shpreh kryeministri. 

Ai rikujtoi edhe rastin e betimit të kryetarit të Komunës veriore të Mitrovicës të premten e kaluar, z. Erden Atiq.

"Kjo është normale, pas një procesi zgjedhor, e Nënkryetarja e Komunës, u emërua Katarina Axhançiq, që vjen nga radhët e komunitetit serb.

Edhe kjo është normale për këtë komunë. Dje u emëruan katër drejtorë, një serb, një boshnjak, një egjiptian dhe një shqiptar, e prej tyre dy gra. E ky është progres, që duhet normalizuar", theksoi Kurti.

Ai tha se nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

"Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë. Dy prej tyre edhe pa kuvende. E banorët atje, pa shërbime komunale. Kjo nuk është normale.

Veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarëve pa dallim.

Kjo nuk është zgjedhje. Ky është obligim i yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend.

Sepse, të gjitha këto janë normale në demokraci dhe në republikë.

Ju falemnderit", përfundoi kryeministri.

-----------------

Qeveria e Kosovës sot (e mërkurë) do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk bëhet e ditur agjenda e saj.

Detajet priten të japen gjatë mbajtjes së mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat