Tahiri: Koeficienti në vlerë prej 129 euro të trajtohet në rishikim të buxhetit

Aktuale

Tahiri: Koeficienti në vlerë prej 129 euro të trajtohet në rishikim të buxhetit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:34
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se shtesat nuk e zgjidhin problemin, duke propozuar që ndryshimi i vlerës së koeficientit të trajtohet në rishikim të buxhetit.

Tahiri ka thënë se edhe kërkesa e tyre për të hyrat vetanake që të kthehen tek komunat është pranuar.

“Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen tek komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit.

Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat