“Demokracia është luks i shtetit”, Spahiu: Bën edhe pa të

Aktuale

“Demokracia është luks i shtetit”, Spahiu: Bën edhe pa të

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:55
Nexhmedin Spahiu

Gjatë një përplasje, me opinionistin Halil Matoshi për situatën e krijuar në veri, njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu dha një vlerësim lidhur me sistemin politik demokratik, duke thënë se kjo është lluks për shtetin dhe bën edhe pa të.

“Demokracia është luks i shtetit. Bon edhe pa të. Me bazën e interesit strategjik të perëndimit, se për humanitet kishin intervenu në Ruandë ku janë vrarë 900 mijë vetë, por atje s’kanë intervenuar, kanë intervenu në Kosovë.”, tha Spahiu gjatë debatit.

Për këtë e kundërshtoi, Matoshi i cili e pyeste çuditshëm Spahiun se ‘’a po mendon që bën pa demokraci?’’.

Qysh bre Nexh ti po mendon që demokracia vendoset me polici a? Spahiu ti po mendon që demokracia me një zonë vendoset me polici? Po bojka edhe pa demokraci a? Në çfarë baze e ka fituar Kosova shtetësinë, me çfarë kritere? Shih ti. Krahasim banal, me krahasu Kosovën në zemër të Evropës me Ruandën.” , tha ai gjatë debatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat