Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit

Aktuale

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:55
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot shkoi në zyrën e kryetarit të rit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ai tha se i uroi punë të mbarë dhe se i ofroi mbështetjen e tij për ta ushtruar detyrën.

“Sot pata nderin të pritem në zyrën e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

Përveç Sveçlës, për t’i takuar kryetarët e rinj të komunave veriore dje kishte shkuar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat