Situata në veri/ QUINT-i i bën këtë propozim Kurtit

Aktuale

Situata në veri/ QUINT-i i bën këtë propozim Kurtit

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:24 Përditësuar në ora: 17:49 më 29.05.2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

QUINT i propozon Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunare në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar në emër të QUINT-it, për takimin që patën sot me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas tij çështja ka qenë nëse Kurti ka pranuar ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunare.

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë.

Takimi vjen pas tensioneve në veri.

 Mëngjesin e së hënës serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Për këtë ka intervenuar Policia e Kosovës, duke ndaluar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat