Shkëlzen Gashi ka satirizuar me letrën që shtatë qytetarë dhe figura publike, që kontribuojnë në jetën politike me aktivitete e analiza, i kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të rivendos bashkëpunimin e ngushtë me partnerët perëndimorë.
Në këtë letër të hapur Agon Maliqi, Enver Hasani, Leonora Kryeziu, Lulzim Peci, Qëndrim Gashi dhe Ramadan Ilazi kanë fajësuar Beogradin për situatën e tensionuar në veri, megjithatë, sipas tyre, përgjegjësi ka edhe Qeveria Kurti.
Gashi ka thënë me satirë në T7, se kot po debatojnë aty pasi zgjidhja vetëm se qenka gati.
“Po lodhem. Këto 7 personalitetet e paskan gjetur zgjidhjen. E krejt kësaj. Zgjidhja është bashkëpunim më i afërt me komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.
Kur u pyet pse po tallet me këtë letër, ai tha se i është dukur qesharake.
“Pas spo di, qesharake. Kush spo bashkëpunon? Unë nuk besoj që vihen në pikëpytje marrëdhnëiet prej kësaj. Nuk hekin dorë ata prej interesave të tyre”, përfundoi ai.