Ushtarët hungarezë u plagosën në veri, deklarohet ministri i Jashtëm i Hungarisë

Aktuale

Ushtarët hungarezë u plagosën në veri, deklarohet ministri i Jashtëm i Hungarisë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 10:30
Peter Szijjarto

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkanin Perëndimor.

Duke treguar se qindra ushtarë hungarezë shërbejnë në Kosovë, ai ka shtuar se ata veprojnë nën komandën e KFOR-it italian dhe kështu edhe janë dërguar në Zveçan të hënën.

“Ushtarët hungarezë i kanë kryer detyrat në përputhje me urdhrat e marrë. Shumë prej tyre janë lënduar”, ka shkruar Szijjarto.

Kryediplomati hungarez ka njoftuar natën vonë se Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i ka vizituar ushtarët e lënduar, ku ndër ta ka pasur edhe me fraktura dhe njëri nga ta është operuar – por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat