Masat amerikane ndaj Qeverisë, Hovenier: S’ka vullnet për takime SHBA-Kosovë

Aktuale

Masat amerikane ndaj Qeverisë, Hovenier: S’ka vullnet për takime SHBA-Kosovë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me Qeverinë e Albin Kurtit, për shkak të zhvillimeve në veri.

Përveç se ka përmendur pasoja për Kosovën dhe për raportet e saj me SHBA-në, Hovenier ka treguar se nuk ka gatishmëri të zyrtarëve të lartë amerikanë për t’u takuar me zyrtarët e lartë të Kosovës.

“Do të befasoheshim sikur në rrethanat e tanishme do të kishte gatishmëri për takime të zyrtarëve të lartë, edhe nga SHBA-ja në Kosovë, edhe anasjelltas”, ka thënë Hovenier.

Ky qëndrim i SHBA-së, siç thotë ambasadori amerikan, vjen pasi Qeveria e Kosovës vendosi që njëanshëm dhe pa koordinim me SHBA-në të fusë kryetarët e rinj shqiptarë në tri komunat me shumicë serbe, përkundër rezistencës së turmave të banorëve lokalë.

Poashtu, Hovenier thotë se SHBA-ja ia ka bërë Kurtit dy kërkesa, por ai nuk u është përgjigjur. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat