Maliqi: Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington, me lobim atje po dominon Serbia

Aktuale

Maliqi: Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington, me lobim atje po dominon Serbia

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 10:59
Politologu Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi është shprehur i brengosur me mungesën e kompanive lobuese në Uashington.

Ai ka bërë me dije se sot në kryeqytetin amerikan për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia.

Sipas tij, ky shtet ambasadën në SHBA e ka shumëfishuar me staf.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lobimi në këtë kryeqytet është shumë i rëndësishëm.

Maliqi ka treguar se para disa vitesh Kosova në Uashington e ka pasur rrjetin më aktiv dhe efektiv të mbështetësve prej gjithë vendeve të Ballkanit.

“Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington D.C dhe në kryeqendrat e mëdha? Ato luajnë rol shumë të rëndësishëm. Para disa vitesh Kosova në Uashingon e ka pasur rrjetin më aktiv dhe efektiv të mbështetësve prej gjithë vendeve të Ballkanit – aq sa shumë shtete fqinje na kanë pasur lakmi për qasjen te vendimarrësit. Sepse ashtu funksionon ai qytet politik. Sot atje për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia, Gjuriq edhe ambasadën e ka shumëfishuar me staf, ndërsa mbështetësit e Kosovës shumica angazhohen vullnetarisht dhe as nuk konsultohen prej qeverisë sonë”.

“A vjen kjo qasje prej neglizhencës, injorancës apo është e qëllimshme? Prej bindjes naive se Kosovën e çojnë përpara argumentet e forta morale? Sidoqoftë, mos u habisni pastaj se “po na keqkuptojnë” kur shumicën e plagëve i shkakton Kosova vetë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat