Presidentja hungareze: Mund të kërcënohet siguria e Europës, në rrezik jo vetëm Kosova, por dhe Bosnja

Aktuale

Presidentja hungareze: Mund të kërcënohet siguria e Europës, në rrezik jo vetëm Kosova, por dhe Bosnja

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:19
Katalin Novak

Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte homologen hungareze, ku pjesë e diskutimeve dypalëshe ishin tensionet në Kosovë.

Katalin Novak ka deklaruar që përveçse Kosovës, vëmendje e shtuar duhet treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, si vende që mund ta kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë.

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, kërkon që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek lufta në Ukrainë, por edhe tek Ballkanit Perëndimor.

Ajo deklaron se përveçse Kosovës, vëmendje e shtuar duhet treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, pasi mund të kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë.

“Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje si në Kosovë. Nëse e lejojmë këtë ne mund të jemi në një konflikt ushtarak,” tha ai.

Këtë deklaratë, e para e shtetit të Hungarisë e dha në pritjen që iu bë nga presidenti Bajram Begaj në Tiranë. Ky i fundit, ndërsa vlerësoi gadishmërinë e NATO-s dhe trupave të KFOR-it, kërkoi që Kosova dhe Serbia të veprojnë me maturi, raporton Ora News.

“Në këtë moment nevojitet shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe ti shërbet zgjidhjes së problemit e të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e marrëveshjes së dakordësuar,” tha ai.

Tema të tjera që u diskutuan në takim ishte integrimi euroatlantik, bashkëpunimi ekonomik apo emigrimi ilegal. Presidentja hungareze nuk nguroi të tregonte mbështetjen për Shqipërinë në integrimin në BE, teksa tha se vendi ynë është në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat