​Lajçak dhe Escobar vizitë në Kosovë e Serbi, zëdhënësi i BE-së jep detaje

Aktuale

​Lajçak dhe Escobar vizitë në Kosovë e Serbi, zëdhënësi i BE-së jep detaje

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:09
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënë dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, ka thënë ai për KP.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, ata do ta kenë një vizitë edhe në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat