“Protestat rikthehen të hënën”, gazetari: Ja cilat janë kërkesat e serbëve

Aktuale

“Protestat rikthehen të hënën”, gazetari: Ja cilat janë kërkesat e serbëve

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:41
Pamje nga veriu

Gazetari Xhemajl Rexha ka dhënë detaje në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Për Euronews Albania, ai theksoi se ditën e djeshme është larguar nga komuna e Leposaviqit kryetari i zgedhur i saj.

Ai theksoi se me rikthimin e tij të hënën në punë, pritet të ketë dhe rikthim të protestave.

“Informacioni që kemi është se kryetari i lspiviqit është larguar mbrëmë ose sot në mëngjes. Besohet se ai do të kthehet të hënën, gjë e cila do e vështirësonte shumë situatën. Protestat do të kthehen të hënën, sepse kërkesat e serbëve do të shtohen. Ata kanë kërkuar që të lirohen të arrestuarit dhe të mos ketë ndjekje të tjera. Nëse ka të tjera arrestime situata do të agravohet. Serbët duan që të hyjnë brenda ndërtesave, por kjo për momentin është e pamundur përderisa nuk ka një marrëveshje”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat