“Kurti ka arritur që Asociacionin ta vendosë brenda një marrëveshje më të madhe politike”

Aktuale

“Kurti ka arritur që Asociacionin ta vendosë brenda një marrëveshje më të madhe politike”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:57
Albin Kurti

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka luftuar suksesshëm për mosngritjen e Asociacionit si çështje në vete.

Sipas tij, Kurti ka arritur që çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta kornizojë brenda një plani më të madh dhe më strategjik për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.

“Ai është personi i cili e ka pikturë këtë Asociacion si një djall si një demon i cili do e përbijë gjithë Kosovën dhe prandaj ai ka këtë përgjegjësi më të madhe për adresimin e sotëm të çështjes së Asociacionit. Dhe në këtë drejtim prej kohësh ka qenë e qartë që nuk mund ti ikë këtij obligimi, Kurti ka luftu suksesshëm,  që të mos e ngritë Asociacionin si çështje në vete, si qëllim në vete. Pra vëni re para ardhjes së zoti Kurtit në pushtet dhe para nisjes së dialogut nën drejtimin e tij, tema, kryetema e dialogut ka qenë ngritja e Asociacionit, çfarë ka bërë zoti Kurti është që ka arritë që çështjen e Asociacionit ta kornizojë brenda një plani më të madh, më strategjik për normalizim”, tha ai në Tëvë1.

Madje Shasha tha se kryeministrit Kurti duhet t’ia njohim një meritë që sipas tij, ka arritur që Asociacionin ta zbresë në rangimin e rëndësisë dhe ta vendosë brenda një marrëveshje më të madhe politike.

“Ai ka qenë le të themi një koncesion i komunitetit, i fasilituesve ndërkombëtarë por edhe i Serbisë mund të themi për të akomoduar këtë rezistencë të zotit Kurti, por fakti që nuk thotë Asociacion brenda ka pas vlerë, unë mendoj sepse të gjithë e dinë që bëhet fjalë për Asociacionin. Me një anë çfarë dua të them është se duhet t’ia njohim një meritë zotit Kurti që ka arritur që Asociacionin ta zbresë në rangimin e rëndësisë dhe ta vendosë brenda një marrëveshje më të madhe politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje më të madhe politike e cila kërkon njohjen e simboleve, flamurit të Kosovës, njohjen e ushtrimit të sovranitetit të ndarë të Kosovës dhe Serbisë në territoret e tyre respektive ,njohjen që Serbia nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare”, tha ai.

Teksa shtoi se “të gjithë këto elemente të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit janë të mira dhe pozitive për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat