Muharremi: Mbrëmë është diskutuar gjerë e gjatë për Asociacionin, qeveria po e fsheh realitetin

Aktuale

Muharremi: Mbrëmë është diskutuar gjerë e gjatë për Asociacionin, qeveria po e fsheh realitetin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:54
Shenoll Muharremi

Njohësve të proceseve politike nuk iu ka pëlqyer qasja e qeverisë për t`i fshehur temat që diskutohen në takime të rëndësishëm.

Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se në atë takim është folur gjerë e gjatë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, qeveria është dashur të tregojë për këtë çështje.

“Dje kur janë takuar Kryeministri me Escobar dhe Lajcak kanë biseduar gjerë e gjatë për asociacionin, lloj lloj modalitetesh e detajesh. Mirë kanë bërë, se ne duhemi me përfundu at kapitull më shpejt që me u fokusu në gjëra si ekonomia, shërbimet publike të arsimit e shëndetësisë. Nëse kemi fat, në mbrojtje dhe teknologji e ndërmarrësi. Shumë detaje janë diskutuar mbrëmë. Dmth jo vetëm që është pranuar asociacioni, por po flasim çfare, me cilat tesha e kpuca”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat