Vendosen disa tenda të reja të protestuesve në Zveçan

Aktuale

Vendosen disa tenda të reja të protestuesve në Zveçan

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Në Zveçan edhe sot serbët janë mbledhur pranë ndërtesës së komunës.

Raportohet se para komunës janë vendosur edhe disa tenda (çadra) të reja para rrethojës metalike që r ka vendosur KFOR-i.

Dje, KFOR-i në Leposaviq ka hequr tërësisht telin me gjemba që ishte vendosur rreth ndërtesës së komunës ditëve të kaluara. Teli ndodhet anash. Ka mbetur vetëm një pjesë e kangjellave metalike.

Nata në veri raportohet se ka kaluar e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat