Gazeta franceze “Le Monde” shkruan për Albin Kurtin

Aktuale

Gazeta franceze “Le Monde” shkruan për Albin Kurtin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:04
Albin Kurti

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, ka shkruar për zhvillimet që kanë ndodhur ditëve të fundit në tri komunat veriore të Kosovës, aty ku është tensionuar situata pas tentimit që kryetarët e rinj të fillojnë punën në objektet komunale.

Sipas gazetës, me gjithë presionin perëndimor, kreu i qeverisë, Albin Kurti, heziton të organizojë zgjedhje të reja në këto komuna.

“Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë pa apel, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jo fleksibël”, thuhet në artikull.

Gjithashtu, në artikull është shkruar se Kurti së pari kërkon “rivendosjen e shtetit ligjor”, pastaj garanci për një “fushatë të lirë dhe të drejtë” përpara se të pranojë tërheqjen e kryebashkiakëve shqipfolës – instalimi i të cilëve ka provokuar përplasje mes serbëve dhe forcave të NATO-s më 29 maj – dhe për të shpallur një datë për zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe.

Gazeta thotë se “sipas Kurtit, nuk ka rëndësi që dy emisarë të dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni erdhën në Prishtinë për t’i lutur që të organizojë këto zgjedhje deri në korrik, në këtë territor ende nën kontrollin e fshehtë të Beogradit dhe ku serbët bojkotuan votimin e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat