Gjini: Ministri Aliu na ka premtuar se do punohet për rrugën Gjakovë – Klinë, si po ecën do të marrë kohë 10 vjet

Aktuale

Gjini: Ministri Aliu na ka premtuar se do punohet për rrugën Gjakovë – Klinë, si po ecën do të marrë kohë 10 vjet

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:28
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se me ritmin që është duke u punuar në rrugën Gjakovë – Dollc, ajo nuk do të përfundojë për 10 vjet.

Gjini, tha se rruga ka nisë të punohet në vitin 2019 dhe kap vlerën totale prej 52 milionëve.

“Rruga Gjakovë – Dollc, ka nisë në vitin 2019 është diku 52 milionë sa e di unë vlera totale. Është punuar në vitin 2019, në vitin 2020 nuk është punuar fare, pra në pranverën e vitit 2020 edhe atëherë ka qenë zoti Kurti kryeministër, nuk është punuar. As në vitin 2021, as në vitin 2022 shumë pak. Sivjet po punohet, por ritmi i punës, i cili është në rrugën e Dollcit nuk garanton që kryhet për 10 vjet”, tha ai.

I pari i Gjakovës tregon se ka biseduar me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun, i cili i ka premtuar se do të punohet në këtë rrugë, por që nuk ka caktuar afat se kur do të përfundojë.

“Nuk mundem m’i ditë unë problematikat, që nuk po punohet. Nuk ka dy javë që kam qenë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe kam biseduar me zëvendësministrin, para tri jave kam biseduar me ministrin Aliu, ai më ka thënë që do të punohet. Unë po dua m’i besu. Nuk ka dhënë afate, por do të punohet. Sivjet Qeveria e Kosovës i ka ndarë 11 milionë euro për këtë rrugë, për 11 milionë euro duhet edhe 3 vjet tjera punë, po besoj që janë pak edhe e kuptojnë. Mirëpo, më ka thënë që do të punohet, nuk do të thotë që komuna nuk është interesuar për shkak se është jetike për Gjakovën. Është e vetmja rrugë që në mënyrë normale e lidhë Gjakovën me Prishtinën, që është tepër me rëndësi”, tha Gjini.

Sipas tij, që rruga të përfundojë më shpejtë, duhet të ketë ritëm më të madh të punës, si dhe të shpenzohen mjetet.

“Më duhet të them se me këtë ritëm të punës, nuk kryhet edhe 10 vjet. Duhet me pas ritëm më të madh të punës edhe mu shpenzu mjetet më shpejtë. Çka ka bë komuna për rrugën e Dollcit? E ka kërku këtë rrugë kur e ka pasur mundësinë me kërku në vitin 2018, pra se është me rëndësi për bizneset në Gjakovë, për qytetarët për të gjithë. Është nis, por ka ndërruar qeveritë edhe kështu që e kemi këtë situatë”, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat