Abazi: Korrupsioni nëpër ministri është duke lulëzuar

Aktuale

Abazi: Korrupsioni nëpër ministri është duke lulëzuar

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:30
Haki Abazi

Deputeti, Haki Abazi tha se korrupsioni i brendshëm nëpër ministri është duke “lulëzuar”.

Madje sipas tij, Kosova ka të bëjë me korrupsion masiv në struktura të Qeverisë.

“Në memorien e njerëzve dy vjeçare, është Kurti kundrejt një kaste politike e cila është demonizuar, madje edhe nga ana ime në të kaluarën për korrupsion e për probleme. Kurti ka rënë në binarët e partive tjera për korrupsionin e brendshëm dhe qasjen në dialog… Korrupsioni i brendshëm nëpër ministri është në lulëzim. Ne kemi të bëjmë me korrupsion masiv në struktura të Qeverisë”, deklaroi Abazi.

“Keni parasysh që në Qeverinë Kurti 2 asnjë zyrtarë i lartë nuk është larguar nga vendi i punës për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat