Loshi kritikon Kusarin: Merre me mend, në njërën anë kryetarja e grupit të partisë që drejton shtetin e në anën tjetër një kriminel

Aktuale

Loshi kritikon Kusarin: Merre me mend, në njërën anë kryetarja e grupit të partisë që drejton shtetin e në anën tjetër një kriminel

Nga: M.L. Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:56
Liri Loshi

Sot është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me deputetin e Listës serbe Sllavko Simiq.

Në përgjimin e ri të publikuar dëgjohet teksa Sllavko Simiq teksa i thotë Kusari-Lilës se ka biseduar 5 perë në telefon me kriminelit Milan Radoiçiq.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.

E në lidhje me këtë ka reaguar publicisti dhe ish-kandidati i LVV-së për deputet, Liri Loshi, i cili ka hedhur kritika ndaj Kusari-Lilës për bisedën e zhvilluar.

Në një postim në Facebook, Loshi shkruan se një deputet, apo zyrtar qeveritar i ndershëm dhe me integritet nuk i jep mundësi askujt që t’ia imponojë bisedën me një kriminel.

Postimi i plotë:

Kusari po ashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

“Kam folë (me kriminelin) se jam ballafaqu me situatën?!”

Si ballfaqohesh ti me situatën?! Je në zyrën tënde dhe vjen tjetri e ta vë në interfon një kriminel që shteti yt e ndjek për vepër të rëndë penale?!

Një deputet, apo zyrtar qeveritar i ndershëm dhe me integritet nuk i jep mundësi askujt që t’ia imponojë bisedën me një kriminel. E hedh jashtë nga zyra dhe e raporton tek organet e drejtësisë. Nëse ndodh e kundërta është pafytyrësi! Tentimi për justifikim është vazhdim i paturpësisë, i mosreflektimit real.

Merre me mend, në njërën anë kryetarja e grupit më të madh parlamentar, e grupit të partisë që drejton shtetin e në anën tjetër një kriminel!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat