Brnabiq: Perëndimi ka mirëkuptim të pakuptueshëm ndaj Kurtit

Aktuale

Brnabiq: Perëndimi ka mirëkuptim të pakuptueshëm ndaj Kurtit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 12:07
Kurti, Brnabiq

Planit fillestar për shtensionim që përfshin zvogëlimin prej 25% të pranisë së njësive speciale policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se “nuk i besoj” derisa tha se Perëndimi “ka durim të pakuptueshëm ndaj (Kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit”.

“Kurti nuk është i interesuar të bëjë ndonjë gjë konkrete, është ideologjia e tij, të mbledhë poena politike me retorikë lufte, kam frik se kjo çfarë po ndodh (rrahjet në Kuvend të Kosovës) do të rezultojnë në politika edhe më radikale. Pyetja është se si dëshiron Perëndimi ta tolerojë”, ka thënë kryeministrja serbe duke folur në televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink”, siç e citoi "Vreme".

Brnabiq njoftoi gjithashtu se gjatë javës Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të udhëtojë për në Bruksel dhe se “nuk i besojnë” planin të Kurtit për shtension.

“Qendrat perëndimore kanë shumë mirëkuptim kundrejt Kurtit, që për mua është e pakuptueshme”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat