Takimi Kurti - Vuçiq, reagon Xhevdet Pozhari: Ja pse opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit nga pushteti

Aktuale

Takimi Kurti - Vuçiq, reagon Xhevdet Pozhari: Ja pse opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit nga pushteti

Nga: N. Sh. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:23
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas takimit që u zhvilluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Ky takim tashm ka përfunduar, por pa një marrëveshje të arritur.

Pozhari thotë se Kurti nuk e themelon Zajednicës, që po e kërkon me këmbëngulje Vuçiqi.

Sipas tij, opozita po kërkon rrëizimin e Kurtit që ta themelojnë vetë ata Zajednicën.

Postimi i plotë:

Albin Kurti nuk e themelon Zajednicën. Atë që me këmbëngulje po e kërkon Vuçiçi.

Opozita po kërkon rrëzimin e tij nga pushteti që ta themelojnë ata. Preteksti është se "kështu po kërkojnë ndërkombëtarët".

Mirëpo, nuk po e tregojnë të vërtetën e kryesore - janë lodh loçkat në opozitë, larg tenderëve, privilegjeve, pozitave. Edhe nuk kanë faj! Është hera e parë që ju bjen me qëndru në opozitë kaq gjatë. Janë hutu, nuk kanë ide si bëhet opozita! Herë po e fotografojnë njëri - tjetrin në foltore, herë po çohen me shpërnda grushte.

Duan pushtet, jo shtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat