Agresioni serb në veri, zv.drejtori i policisë tregon detaje: Gjetëm 24 makina me armë dhe ushqime

Aktuale

Agresioni serb në veri, zv.drejtori i policisë tregon detaje: Gjetëm 24 makina me armë dhe ushqime

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:18
Policia e Kosovës në veri

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës Veton Elshani ka zbuluar detaje lidhur me zhvillimet e fundit të armëve në veri të Kosovës.

Ky aksion ka nisur pas sulmit të një grupi kriminal të udhëhequr nga Milan Radoiçiç në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Janë gjetur dy autoblinda dhe makina mesa di unë 22, 24 të gjitha të mbushura me armatime, me ushqime ose me pajisje të cilat do të përdoreshin në ndonjë rast eventual”, tha Veton Elshani.

I pyetur nëse kanë gjetur prova materiale, Elshani tha se provat materiale i kemi gjetur por kemi shumë materiale të cilat duhet ende të verifikohen e të studiohen dhe nëse nuk na çojnë te të gjithë të dyshuarit atëherë na çojnë te shumica e të dyshuarve që kanë qenë në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat