E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga degët e lisit

Aktuale

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga degët e lisit

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:07
Feim Bytyqi

Policia ka njoftuar se dy persona derisa kanë qenë duke prerë dru, janë goditur nga degët e lisit dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, (Feim Bytyqi) ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

HETIM I VDEKJES

Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat