Osmani bën homazhe në Prekaz, jep mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët

Aktuale

Osmani bën homazhe në Prekaz, jep mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:12 Përditësuar në ora: 09:39 më 28.11.2023
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Konjufca: 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, uroj që nëntorët të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Prekaz tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe daljes së parë publike të UÇK-së.

Konjufca tha se 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, atje ku sipas tij, ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për lirë dhe ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e UCK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë, uroj që neve të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar e më të fortë”, tha Konjufca.

Bashkë me Konjufcën për homazhe në Prekaz ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani nga Prekazi: Ta kujtojmë çmimin e lartë të lirisë, të reflektojmë për sakrificat që kanë bërë të gjithë heronjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Kuvendi Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.

Me këtë rast e para e shtetit tha se në këtë ditë po festohen tri festa Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja për herë në skenë e UÇK-së.

Kjo ditë tha ajo na e kujton çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj, madje tha se kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi për atë që kanë bërë të gjithë heronjtë.

Osmani pohoi se nderimi për Familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja është familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë”.

“Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat