“Si u largua burri me fëmijët?”, ish-koloneli i policisë rrit edhe më shumë dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit

Aktuale

“Si u largua burri me fëmijët?”, ish-koloneli i policisë rrit edhe më shumë dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:03
Rrahman Sylejmani dhe Naim e Liridona Murseli

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, tha se për vrasjen e Liridona Makollit duhet të hetohet çdo version, duke mos përjashtuar asgjë.

Ai ngriti dyshime se si ka ekzistuar mundësia që nga skena e krimit të lagohet kryefamiljari me fëmijët, në vend se largimi të bëhej nga nëna me fëmijët.

Ai tha se duhet hetuar raporti i tyre familjar, e më pas të dilet jashtë.

“Nuk është normale në situata të tilla si ndodhin, t’i lejohet dikujna t’i largojë fëmijët (kryefamiljarit), dhe të mbetet aty bashkëshortja e tij dhe të jetë fokus i atij grupi kriminal, mua po më duket pak sa e habitshme dhe një rast që nuk ndodh shpesh. Prandaj duhet të shikohen të gjitha versionet duke filluar nga raporti i tyre familjar e pastaj të dilet edhe jashtë. Sepse kjo nuk po më duket shumë e mundshme me ndodhë në atë mënyrë”, tha Sylejmani.

“Si ka qenë mundësia që ai të largohet me fëmijë, është dashur nëna të largohet me ta”, tha ai.

“Duhet të hetohet çdo version, duke mos përjashtuar asgjë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat