​Abdixhiku: LDK në fund të javës me qëndrim zyrtar për draftin e Asociacionit

Aktuale

​Abdixhiku: LDK në fund të javës me qëndrim zyrtar për draftin e Asociacionit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për partinë që drejton draft statuti për Asociacioni, është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit, megjithatë theksoi se kryesia e partisë në fund të javës do të dal me qëndrim zyrtar për draftin e dorëzuar nga emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Abdixhiku pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të LDK-së, me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Abdixhiku: Draftin do t’ia dorëzoj kryesisë dhe pas një jave dalim me qëndrim

“LDK nëpërmjet këshillit të përgjithshëm ka autorizuar kryesinë e sapo zgjedhur që të merr një qëndrim dhe gjatë ditëve në vijim, përkatësisht nga fundi i javës, kryesia e LDK-së do të mblidhet dhe do të diskutoj për draftin që unë do t’ia dorëzoj sot, pra draftin që unë kam pranuar nga ndërmjetësuesit, do t’ia dorëzoj sot kryesisë dhe ata do të kenë kohë të mjaftueshme që të bëjnë analiza e nevojshme deri në fund të javës. Po ashtu, në çështjet tjera organizative, morëm vendim në ditët dhe javët në vijim të nisim procesin konsultativ të brendshëm në hartimin e listës zgjedhore të deputetëve të LDK-së, për zgjedhjet e ardhshme. Është një praktikë e re por synojmë që shumë më herët të bëjmë listën zgjedhore e cila më pak do të jepte kohë kandidatëve të organizohen“, tha ai.

Sipas tij, në mbledhjen që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, janë pajtuar që të kenë prezencë në terren në diskutime në gjithë Kosovën. Ai ka komentuar edhe paralajmërim e presidentes Osmani për takim me opozitën për të diskutuar draft-statutin e asociacionit, tha se do të marrë pjesë edhe pse ende nuk ka marrë ftesë të tillë.

Abdixhiku: Për LDK-në draft statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit

“Natyrisht se po, por këto qëndrime që po i bëj publike, do t’i bëj edhe në atë takim, pra për LDK-në, ndonëse është ende lexim i imi si kryetar i partisë, ne do të presim kryesinë për të marrë qëndrimin përfundimtar por për LDK-në draft statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit. ..ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite“, tha ai, derisa shtoi se duhet kosto e madhe e vendit derisa të vije në pozicionin që ata e thonë vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat