Babai i Naim Murselit me detaje të reja për vrasjen e Liridonës, përmend edhe Behgjet Pacollin

Aktuale

Babai i Naim Murselit me detaje të reja për vrasjen e Liridonës, përmend edhe Behgjet Pacollin

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Shaban Murseli, Liridona dhe Naim Murseli

Gazetarja Evis Ahmeti, avokati Sadik Musa dhe babai i Naim Murselit në emisionin “Kojshia Show” kanë folur mbi vrasjen tragjike të Liridona Murselit.

Fillimisht, avokati Musa tha se organizimi i vrasjes ka qenë shumë i dobët, transmeton “Bota sot”.

“Organizimi ka qenë me të vërtet organizim amator, vrasësit nuk kanë të kaluar kriminale”.

“Fëmijët dijnë ta përshkruajnë situatën se si kanë dalë nga makina, ata mund ta përshkrujnë edhe ta vizatojnë në tërësi”, tha ndër të tjera Musa.

Po ashtu, në një moment Shaban Murseli e përmendi edhe Pacollin dhe një skandal.

“Thuj Behgjet Pacollit, se e kam një skandal për ty. Nëse m'i jep 100 mijë euro nuk e publikoj, nëse nuk m'i jep do ta publikoj", u shpreh Murseli.

Shaban Murseli bashkë me babain e Liridona Murselit kanë edhe miqësi të tjera, e për këtë ka folur gazetarja Evis Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat