Ish-ushtaraku pasi Serbia ktheu shërbimin e obligueshëm ushtarak: Po përgatitet plani për asgjësimin e popullatës së Kosovës

Aktuale

Ish-ushtaraku pasi Serbia ktheu shërbimin e obligueshëm ushtarak: Po përgatitet plani për asgjësimin e popullatës së Kosovës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:37
Ish-ushtaraku Afrim Veseli

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, ka folur mbi vendimin e ri të Serbisë për ta rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ai tha se secili shtet në situata normale nuk ka nevojë ta ngrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake e sidomos ta rris numrin e personelit të saj.

“Kroacia, sipas krejt konditave që vlerësohet, nuk e ka ndërmend ta vlerësoj Serbinë. Kosova assesi, Mali i Zi assesi, Maqedonia e Veriut assesi, por ajo me dikë tjetër nuk kufizohet”.

“Pra, problemi është që politika serbe po e përgatit një plan të kamotshëm, një vazhdim të realizimit të një plani të vjetër, që nga viti 1871 të botës serbe, apo të ‘Serbisë së Madhe’. Këtë e shpjegon shumë bukur profesori Hakif Bajrami, pra plani është asgjësimi i popullatës së Kosovës”, tha Veseli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Veseli tha se qëllimi i Serbisë me këtë vendim është realizimi i aspiratave të saj politike hegjemoniste në Ballkanin Perëndimor, prandaj edhe e ka kthyer mobilizimin e obligueshëm ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat