​Lajçak informon ambasadorët e BE-së mbi të arriturat në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

​Lajçak informon ambasadorët e BE-së mbi të arriturat në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:20
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak të mërkurën ka takuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, të cilët ia ka informuar mbi ecurinë e procesit negociues Kosovë-Serbi.

Ai në një postim sot (e diel) në Facebook ka bërë të ditur se ka ofruar një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e BE-së mbi të arriturat në dialog qe nga prezantimi i tij i fundit në tetor dhe pritjet për vitin 2024.

“Të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizuan plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit. Progres substancial është realizuar në implementimin e udhërrëfyesit për energjinë”, ka shkruar diplomati sllovak.

Lajçak në javën e parë të janarit ka vizituar Parisin, ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit francez, nga të cilët mori mbështetje për vazhdimin e procesit të dialogut.

Ndryshe, diplomati sllovak do të merr pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat