Konfirmohet koalicioni: Haradinaj e Limaj bashkë për zgjedhjet e ardhshme, publikohet marrëveshja

Aktuale

Konfirmohet koalicioni: Haradinaj e Limaj bashkë për zgjedhjet e ardhshme, publikohet marrëveshja

Më: 17 janar 2024 Në ora: 18:19
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka vendosur për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA.

Në tekstin e deklaratës thuhet se AAK dhe NISMA Socialdemokrate lidhin marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e përgjithshme të radhës 2024-2025.

Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë frontin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, thuhet në tekst.

AAK dhe NISMA Socialdemokrate garojnë në një listë të përbashkët dhe marrin përsipër që të harmonizojnë platformën politike dhe programin për zgjedhjet e përgjithshme kurdo që ato të mbahen.

Objektivat politike dhe aspektet teknike të këtij koalicioni specifikohen me një aneks të veçantë që do t’i bashkohet kësaj marrëveshjeje, përfundon deklarata e përbashkët e AAK-së dhe NISMA Socialdemokrate e Kosovës.

Image
Marrëveshja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat