Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.
Ministrin Pistorius pas takimit me Kurtin do të zhvilloj takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që në Kosovë dhe vendet e rajonit të ketë siguri dhe stabilitet, dhe këto siç ka thënë ai janë edhe sinjale për Moskën.
Ai ka thënë se NATO ka kontribuar në Kosovë për ta parë atë stabile dhe jo të kundërtën.
“Marrë parasysh edhe interesat e Rusisë ndaj Serbisë dhe Rajonit, këtu nuk ka ndryshuar shumë, prandaj është e rëndësishme që të japim sinjale të qarta, dhe të bëjmë të qartë, që ne jemi për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit dhe këto do të ishin sinjale të cilat duam t’ia dërgojmë edhe Moskës. Këto i themi për të siguruar Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojmë atë pasi e kemi obligim, ka thënë ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.