Vdekja e Triumf Feratit, Abdixhiku: I kishte ngjarë të atit, rrezatonte ngrohtësi

Aktuale

Vdekja e Triumf Feratit, Abdixhiku: I kishte ngjarë të atit, rrezatonte ngrohtësi

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:05
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar famijen e Triumf Feratit, i cili vdiq në moshë të re sot. Konkretisht Abdixhiku i është drejtuar me një letër nënës së Triumfit, Dritës.

Abdixhiku tha se me ikjen e Feratit, iku edhe një mik, aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm.

“Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur – ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi”, shkruan në letrën e tij Abdixhiku, drejtuar nënës së Triumfit.

Postimi i tij i plotë:

E dashura zonja Drita,

Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët. Përballë dhimbjes së madhe e trishtimit të thellë, ato humbasin gjithë peshën. Sot, s’kam fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen tonë e tuajën!

Triumf Fadil Ferati, na la. Iku herët.

Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm. Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur - ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi.

Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Në këto momente të rënda, unë e secili anëtar i Lidhjes, qëndrojmë afër me ju, me Besën e me Ilirin. Qenka e rëndë vizita në shtëpinë tuaj pa Trimin tonë mes jush. Zoti ju dhashtë forcë!

Pusho në paqe Triumf!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat