Gërvalla takoi ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë

Aktuale

Gërvalla takoi ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 19:48
Foto nga takimi

Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Sipas komunikatës për medie të MPJD-së, gjatë këtij takimi Gërvalla e njoftoi Ministrin Hussen rreth progresit që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik.

“Më tej Ministrja Gërvalla dhe Ministri Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Republikës së Kosovës në zhvillim ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes.

Ministrja Gërvalla dhe Ministri kanadez Ahmed Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat