Gërvalla në Kanada, thekson veprimet destabilizuese të Serbisë

Aktuale

Gërvalla në Kanada, thekson veprimet destabilizuese të Serbisë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 12:51
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kanadë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ajo është takuar me homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.

“Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, pasi e falënderoi për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin  dhe zhvillimin e saj, Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore”.

“Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat”. 

Në fund të takimit, Gërvalla i dhuroi Jolyt pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat