Disa policë në veri dhanë dorëheqje, por iu gjenden armë dhe marrin paga nga institucionet e Kosovës

Aktuale

Disa policë në veri dhanë dorëheqje, por iu gjenden armë dhe marrin paga nga institucionet e Kosovës

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë me dy karikatorë, si dhe 115 fishekë, mbrëmë në shtëpinë e ish-policit në fshatin Hrvatska të komunës së Leposaviqit.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-policin e Kosovës me inicialet S.U. (emri i plotë i njohur për redaksinë), pjesëtar i nacionalitetit boshnjak, i cili pati dhënë dorëheqje nga policia në nëntor të vitit 2022.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti edhe pse ishte dorëhequr një vit e gjysmë më parë, ka vazhduar të jetë në listën e pagave të Policisë së Kosovës.

Burime të sigurta nga veriu, kanë shtuar se në mesin e policëve të dorëhequr të cilët vazhdojnë të marrin paga nga institucionet e Kosovës, është edhe ish eprori i policisë së Kosovës me inicialet B.R., tek i cili policia pati gjetur arsenal armësh para dy javësh në Zveçan.

Mësohet se janë gjithsej rreth dhjetë persona nga katër komunat veriore të cilët patën braktisur policinë më 7 nëntor 2022 dhe vazhdojnë të marrin paga nga Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat