Kurti pret ambasadorin dhe përfaqësues tjerë të ambasadës britanike në kuadër të një projekti për rekrutim

Aktuale

Kurti pret ambasadorin dhe përfaqësues tjerë të ambasadës britanike në kuadër të një projekti për rekrutim

Më: 28 maj 2024 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, sot ka pritur ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bashkë me përfaqësues të ambasadës në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë.

“Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në hapësirat e Ballkonit të Hapur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Britanike në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.

“Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti theksoi suksesin e projektit të rekrutimit në Kosovë, teksa shtoi se kanë një rrugë të gjatë përpara për të ndërtuar një sistem rekrutimi bazuar në meritokraci në sektorin publik. Ai shtoi se rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, i bazuar në meritë dhe profesional është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.”

Kurti ka folur edhe për “rëndësinë e eliminimit të hendekut gjinor”.

Një nga arritjet më të mëdha që nga viti 2021 është se 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke ndihmuar në eliminimin e hendekut gjinor dhe thyerjen e tavanit e xhamit për gratë—një prioritet i lartë ky për qeverinë tonë. Projekti ka gjeneruar gjithashtu metoda të shumta për të kultivuar një kulturë respekti për aftësinë dhe ekselencën brenda institucioneve tona. Një shembull kryesor është “Harta e Procesit,” një manual gjithëpërfshirës që përshkruan praktikat më të mira të rekrutimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret tona”, tha Kurti.

Në fund, Kurti i falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe ambasadën britanike për kontributin e përkrahjen e tyre si dhe bëri thirrje për më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe meritokraci në procese të ngjashme, për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat